Projekti

Qëllimi kryesor i projektit tonë është hulumtimi i prejardhjes së bytyçasve përmes interpretimit të rezultateve të analizave gjenetike të tyre në Projektin Shqiptar të Gjenetikës, dhe paraqitja e këtyre gjetjeve për publikun.

Testet tregojnë lidhje qindra dhe mijëra vjeçare gjaku në vijë atërore, gjë që na lejon të verifikojmë vërtetësinë e gojëdhënave rreth prejardhjes së vëllazërive të ndryshme brenda fisit, dhe të hulumtojmë më tej prejardhjen e fisit në tërësi.

Ftojmë çdo bytyças që dëshiron të mësojë mbi prejardhjen e tij, jo vetëm të na ndjekë por edhe të na bashkohet në hulumtimin tonë.

 

Ekipi

Alban Lauka – Admin, hulumtues e kontributor në projekt dhe admin i web-faqes. Co-admin në Projektin Shqiptar të Gjenetikës.

Fadil Hoxha – Hulumtues e kontributor në projekt. Studiues i prejardhjes së fisit prej dekadash.

Liman Asllani – Hulumtues e kontributor në projekt.

Elton Ngjela, TDB – Mbështetje teknike për mirëmbajtjen e web-faqes.

 

 

Përfshirja në projekt

Si mund të testohem?
Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për prejardhjen tuaj dhe t’i bashkoheni projektit tonë, ju rekomandojmë testin Alpha-Beta të kompanisë gjermane YSEQ, i cili mund të porositet këtu.

Pasi të porositni testin, bashkohuni me projektin shqiptar duke klikuar My Account > Group Browser > pranë: 109. Albanian Bloodlines, klikoni “JOIN”. Pastaj bashkohuni edhe me projektin e Bytyçit duke klikuar My Account > Group Browser > pranë: 582. Bytyçi Clan Project, klikoni “JOIN”.

Si mund të  ndihmoj  projektin?
Ndihma më e drejtpërdrejtë është testimi juaj dhe bashkimi me projektin, sipas hapave të mësiperm.

Mund të na ndihmoni edhe përmes donacioneve, që të financojmë teste të tjera. Shumat që do të mblidhen nuk mund ti shpenzojmë për asgjë tjetër vec testeve gjenetike. Për donacione klikoni në butonin “Donate” këtu.

shares