Familja Bytyçi nga Shkoza konfirmon lidhjen me kusherinjtë në Viliq

Thellimi të analizës nga familja Bytyçi e lagjes së Mjekëve, në Shkozë të Malishevës, shfaq lidhjen e gjakut me familjen Lauka, nga Viliqi, Tropojë. Testi ka treguar që familja Bytyçi është pozitive për gjithë mutacionet e linjës së familjes Lauka, sipas vijës atërore R1b-BY611>Z2705, deri tek mutacioni A24011. Për momentin, mund të hamendësojmë se këto dy […]

Read More

Prejardhja e fshatit Zogaj

Sipas traditës së fisit, popullsia e fshatit Zogaj ka prejardhje nga të gjitha vëllazëritë e krijuara nga Bibë Leka. Gjithashtu, është edhe një familje me mbiemër Muhametaj, e cila mendohet se ka prejardhje nga Zmolica e Gjakovës por që tashmë është pjesë e bajrakut Bytyç. Kohët e fundit janë shfaqur në 23andme dy rezultate interesante nga fshati […]

Read More

Dy rezultate të reja lidhen me Malësinë e Gjakovës

Para pak ditësh përfundoi analiza e familjes Bytyqi nga Shkoza e Malishevës dhe familjes Zejnullahu nga Lladofci i Podujevës. Të dyja kanë linjën atërore R1b-Z2705, si krejt Bytyçi i Malësisë së Gjakovës. Rezultati i familjes Bytyqi lidhet më afër me pasardhësit e Karlit. Pra, vërtetohet që të gjithë banorët fshati Shkozë janë pasardhës të Karl […]

Read More

Rezultat i ri nga Poqesta e Pejës

Një rezultat i ri nga familja Bytyçi e fshatit Poqestë, Pejë, është konfirmuar I1-Z63>Y60985>BY105294. Lidhja e gjakut është e sigurtë me Bytyçin e Pukës. Në Pejë kemi edhe një rezultat tjetër të tillë nga një familje me mbiemrin Komoni. Familja Bytyqi ruajnë në kujtesën e tyre familjare prejardhjen nga fshatrat mes Gjakovës dhe Qafë-Prushit. Duket se kjo […]

Read More

Pasardhës të Bibë Lekës në Kërvaseri

Rezultati i një personi me mbiemër Bytyqi, nga fshati Kërvaseri në Malishevë, është R1b-Z2103>BY611>Z2705. Në këtë degë bëjnë pjesë edhe të gjithë bytyçët e tjerë me prejardhje nga Malësia e Gjakovës, por brenda këtij grupi Bytyqi është më afër me Isufin nga fshati Pac, dhe Mulollin nga Shajkofci i Podujevës. Duke qenë se Isufi vjen nga linja […]

Read More

Rezultat i ri në Semetisht

Një rezultat i ri në fshatin Semetisht të Suharekës, nga një familje me mbiemrin Bytyqi, është konfirmuar R1b-Z2103>BY611>Z2705. Personi në fjalë, sipas traditës, e ka prejardhjen nga fshati Vlad në Malësi të Gjakovës. Vlerat e STR konfirmojnë këtë traditë pasi profili gjenetik i tij është më i afërt me Laukën, që lidhet me familjet e Vladit në […]

Read More

Bytyçi i Malësisë së Gjakovës në pemën gjenealogjike të YFull

Rezultati i parë nga Bytyçi i Malësisë së Gjakovës në pemën e YFull mund të gjendet këtu, si një linjë e veçuar e degës R1b-Z2103>BY611>Z2705, me ID: YF17267. YFull paraqet vetëm testet me rezolucion optimal, gjë lejon krahasime të imtësishmë për të përcaktuar me përpikmëri e sa më të lartë kohën e afërsinë gjenealogjike mes […]

Read More

Rezultat dhe degëzim i ri në pemën gjenetike të Bytyçit në Malësinë e Gjakovës

Doli rezultati i Isufit, anëtar i fisit Bytyç nga fshati Pac në Tropojë. Siç pritej, rezultati është: R1b-Z2103>Z2705, pra në përputhje me rezultatin e Laukës, të testuarin tjetër nga Tropoja. Rezultatet janë mjaftushëm të ngjashme sa për të vërtetuar gojëdhënën e prejardhjes së përbashkët, por shfaqin edhe dy ndryshime të vogla që mund të përdoren […]

Read More

Rezultat i ri nga Peja, konfirmohet lidhja me Bytyçin e Pukës

12/2018 – Doli rezultati i Komonit nga Peja. Familjet me mbiemër Komoni në rrethinat e Pejës konsiderohen Bytyç, por kjo familje nuk kishte shumë të dhëna rreth përkatësisë fisnore. Analiza tregoi se i takojnë linjës I1-Z63>BY60985>BY105294, ashtu si edhe bytyçët e tjerë nga Lugina e Komanit dhe Qerreti në Pukë.

Read More