Familja Bytyçi nga Shkoza konfirmon lidhjen me kusherinjtë në Viliq

Thellimi të analizës nga familja Bytyçi e lagjes së Mjekëve, në Shkozë të Malishevës, shfaq lidhjen e gjakut me familjen Lauka, nga Viliqi, Tropojë. Testi ka treguar që familja Bytyçi është pozitive për gjithë mutacionet e linjës së familjes Lauka, sipas vijës atërore R1b-BY611>Z2705, deri tek mutacioni A24011. Për momentin, mund të hamendësojmë se këto dy linja janë ndarë para rreth 10-16 brezash, por duhet të presim edhe më shumë analiza të tilla të thella për siguri më të lartë. Shpejt pritet të përfundojnë edhe thellimi i analizës së një pasardhësi të Bibë Lekës, dhe një personi tjetër nga Shkoza e Malishevës, që do të mundësojnë ndërtimin e një peme edhe më të hollësishme.

shares