Dy rezultate të reja lidhen me Malësinë e Gjakovës

Para pak ditësh përfundoi analiza e familjes Bytyqi nga Shkoza e Malishevës dhe familjes Zejnullahu nga Lladofci i Podujevës. Të dyja kanë linjën atërore R1b-Z2705, si krejt Bytyçi i Malësisë së Gjakovës. Rezultati i familjes Bytyqi lidhet më afër me pasardhësit e Karlit. Pra, vërtetohet që të gjithë banorët fshati Shkozë janë pasardhës të Karl Lekës. Shpejt do të mund të dallojmë edhe degëzimet e mëtejshme të kësaj linje.

Familja Zejnullahu është më afër me pasardhësit e Bibë Lekës. Bytyçët e fshatit Lladofc ruajnë në gojëdhënë prejardhjen nga Shkreli por dinë edhe për lidhje gjaku me Shajkofcin, që thonë se ka prejardhje nga Tropoja. Kjo lidhje gjaku vërtetohet me rezultatet nga dy fshatrat. Mbetet ende për tu verifikuar lidhja, nëse ekziston, me popullsinë e hershme të Shkrelit.

shares