Pasardhës të Bibë Lekës në Kërvaseri

Rezultati i një personi me mbiemër Bytyqi, nga fshati Kërvaseri në Malishevë, është R1b-Z2103>BY611>Z2705. Në këtë degë bëjnë pjesë edhe të gjithë bytyçët e tjerë me prejardhje nga Malësia e Gjakovës, por brenda këtij grupi Bytyqi është më afër me Isufin nga fshati Pac, dhe Mulollin nga Shajkofci i Podujevës. Duke qenë se Isufi vjen nga linja e Bibë Lekës, edhe Bytyqi nga Kërvaseria i takon këtij degëzimi të fisit. Fshati Kërvaseri, në përgjithësi, thuhet se lidhet me fshatin Zherkë. Duke qenë se Zherka është populluar nga pasardhës të Bibës, ky rezultat është në përputhje të plotë gojëdhënën.

Deri tani, Isufi është i vetmi pasardhës i Bibës, konkretisht i Pac Bibës, i testuar në Tropojë. Rezultatet nga Kosova mund të klasifikohen më thellësisht pasi të kemi edhe rezultate nga pasardhës të Gjon ose Martin Bibës.

shares