Rezultat i ri në Semetisht

Një rezultat i ri në fshatin Semetisht të Suharekës, nga një familje me mbiemrin Bytyqi, është konfirmuar R1b-Z2103>BY611>Z2705. Personi në fjalë, sipas traditës, e ka prejardhjen nga fshati Vlad në Malësi të Gjakovës. Vlerat e STR konfirmojnë këtë traditë pasi profili gjenetik i tij është më i afërt me Laukën, që lidhet me familjet e Vladit në rreth 9-10 breza, se me Isufin, që lidhet në 14 breza. Pra, familja Bytyqi e Semetishtit tashmë mund të klasifikohet edhe në pemën gjenealogjike si pasardhëse e Karl Lekës së Bytyçit në Malësi të Gjakovës.

Një ose dy teste nga vetë fshati Vlad do të mundësonin një shqyrtim edhe më të hollësishëm, ndoshta edhe identifikimin e vllaznisë më të afërt me këtë familje në Semetisht, dhe kohën e largimit të tyre nga Vladi.

 

shares