Rezultat dhe degëzim i ri në pemën gjenetike të Bytyçit në Malësinë e Gjakovës

Doli rezultati i Isufit, anëtar i fisit Bytyç nga fshati Pac në Tropojë. Siç pritej, rezultati është: R1b-Z2103>Z2705, pra në përputhje me rezultatin e Laukës, të testuarin tjetër nga Tropoja. Rezultatet janë mjaftushëm të ngjashme sa për të vërtetuar gojëdhënën e prejardhjes së përbashkët, por shfaqin edhe dy ndryshime të vogla që mund të përdoren tani e tutje për të dalluar pasardhësit e Bibë Lekës, si Isufi, me ata të Karl Lekës, si Lauka.

Nga bytyçët e Kosovës që janë testuar deri sot, tani dallohet lehtësisht se Mulolli nga Shajkoci është pasardhës i Bibës, sepse në ato dy segmente ku ndryshojnë Isufi me Laukën, ai është i njëjtë me Isufin. Kurse Hoxha nga Qorroji i Shkozës në Malishevë, Bytyqi nga Nishori në Suharekë dhe Asllani nga Kastërca në Malishevë, janë pasardhës të Karlit pasi kanë ngjashmëri më të madhe me Laukën. Testimi i mëtejshëm i bytyçasve do të na lejojë të thellojmë edhe më shume klasifikimin gjenealogjik në të ardhmen.

shares